Zhvlerësimi i euros, Spahiu: Këta janë faktorët që ndikuan

Shqipëri – Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu referuar raportit të Bankës së Shqipërisë për zhvlerësimit të Euros nuk është bindës.

Sipas tij, euro nuk ka rënë për shkak të faktorit psikologjik, por korrupsioni dhe droga kanë injektuar në treg sasi të madhe të valutës. Deputeti thotë se për këtë situatë dihet se kush është fajtori.

“Banka e Shqipërisë thotë se rënia e Euro-s ishte e papritur. Madje, BSH shton se faktorët psikologjik paskan zhvlerësuar monedhën europiane. Në fakt, kjo e dyta është një argument artificial, pasi Euro zhvlerësohet vetëm nëse ka qarkullim të tepërt të kësaj monedhe në treg.

Gjithashtu qarkullimi i parasë informale në tregun shqiptar, si pasojë e korrupsionit, solli rënie të Euros. Mos kërkoni gjurmët, kur ujkun e keni përpara syve!”, shkruan ai nëpërmjet një postimi në Facebook./5gazetaret/