Windows 10 është i instaluar në mbi 800 milionë pajisje

Ekonomi – Para gjashtë muajve, Microsofti pati njoftuar se Windows 10 është i instaluar në 700 milionë pajisje ndërsa tani gjigant i teknologjisë po konfirmon se numri i instalimeve të këtij sistemi operativ është rritur në 800 milionë – shkruan neowin.

Pjesa më e madhe e këtij numri të pajisjeve e përfshijnë kompjuterët personalë (PC), por po ashtu janë të përfshirë edhe Xbox, HoloLens, disa modele të smartfonëve, pajisjet IoT, dhe çdo pajisje tjetër që mbështesin Windows 10.

Windows 10 do të mbushë 4 vjet këtë korrik dhe nëse ju kujtohet, Microsofti pati planifikuar që brenda dy apo tre vjetëve ky sistem operativ të jetë i instaluar në mbi një miliard pajisje./5gazetaret/