Tragjedi në Shkup, burrë e grua humbin jetën nga goditja e rrymës

Maqedoni – Një çift nga Shkupi janë gjetur të vdekur në shtëpinë në rrugën “Rade Jovçevksi Korçagin” në qendër të Shkupit

Nga MPB njoftojnë se të mërkurën në ora 13:40 B.B. ka denoncuar rastin, ku J.N (74) dhe G.V.(76) janë gjetur të vdekur në banjo.

“Sipas denoncimit, ata me gjitha gjasat kanë ndërruar jetë nga goditja e rrymës. Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupat e viktimave janë dhënë për autopsi”, njofton policia. /5gazetaret/