Rusia vret dy persona të dyshuar si militantë të IS-it

Rajon Botë – Autoritetet ruse njoftuan se kanë vrarë dy militantë të dyshuar të grupit ekstremist të ashtuquajtur Shteti Islamik.

Komiteti Kombetar Antiterror tha se dy personat e armatosur u qëlluan për vdekje pasi refuzuan urdhërin e policisë për të ndalur veturën me të cilën po udhëtonin. Ata para se të vriten hapën zjarr ndaj forcave të policisë.

Incidenti ndodhi në qytetin Stavropol Krai që kufizohet me rajonet e banuara me shumicë myslimane të Dagestanit, Çeçenisë, Ingushetisë dhe Kabardino-Balkaria.

Militantët islamikë në rajonin e Kaukazit Verior të Rusisë kanë ndërmarrë disa herë sulme ndaj policisë, myslimanëve të moderuar dhe zyrtarëve lokal.

Disa militantë islamikë në këtë rajon kanë postuar disa herë video përmes të cilave kanë konfirmuar se janë përkrahës të grupit ekstremist të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS).

Autoritetet ruse vlerësojnë se rreth 2 mijë qytetarë rusë kanë luftuar si pjesëtarë të IS-it në Siri. /5gazetaret/