Rritet çmimi i cigareve në Maqedoni

Maqedoni – Valë e re e çmimeve të cigareve në Maqedoninë e Veriut. Nga java e kaluar, një numër i madh i dyqaneve  një pjesë të cigareve nga brendet e ndryshme po shiten më shtrenjtë për gati 5 denarë.

 Qytetarët konsumatorë të cigareve të pyetur kanë theksuar se po paguajnë më shtrenjtë për llojin e cigareve BOSS dhe Rodeo.

Ende nuk ka informacione për rritjen e çmimeve të llojeve tjera të cigareve.

Në pajtueshmëri me planin për rritjen e akcizës, për disa vjet pritet që një paket cigare të kushtojë deri në 300 denarë./5gazetaret/