Jenifer Lopez tregon unazën e fejesës

Show Biz – Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj i kahmotshëm, Alex Rodriguez, më në fund kanë vendosur që ti japin fund beqarisë.

Këngëtarja 49 vjeçare ka befasuar gjithë opinionin kur publikoi një fotografi ku shihet unaza me një diamant gjigant.Ish-lojtari i bejsbollit që luajti për NY Yankees dhe aktorja janë në lidhje nga viti 2017.

Jennifer Lopez më parë ishte e martuar me këngëtarin Mark Anthony./5gazetaret/