Intervistë me Milaim Mezini, këngëtari porosit rininë “Të ruajmë kulturën tonë”.

Milaim Mezini thotë se aktualisht është duke punuar një këngë me një temë shumë të veçant dhe me ardhjen e stinës së bukur, me ekipin tij, fillojnë edhe me xhirimet e videklipeve të reja!

Milaim Mezini është lindur më 30.04.1959 në fshatin Biçec-Kaçanik, me vendbanim në Ferizaj që nga viti 1999 e deri më sot.Ka filluar të merret me muzikë që nga fëmijëria, dhe me traditë familjare.Autorë mbi 400 këngëve, të zhanreve të ndryshme, duke shkruar dhe kompozuar shumë këngë edhe për këngëtarët tjerë.Si rapsod, ka kënduar 15 vjet me kolegët: Mahmut Ferati, Shaqir Cërvadiku dhe Baki Bakiu. Realizoi deri më sot 150 këngë pas lufte për dëshmorët e kombit. Ka realizuar 100 këngë të shkruara për fëmijë. Eshtë shpërblyer 6 herë me vendin e parë në Festivale. Milaimi ka realizuar mbi 40 Videoklipe profesionale dhe 2 videokaseta nga 180 minuta. Vlen të theksohet Videklipi për “Mollën e kuqe”, kushtuar 140 vjetorit të spastrimit etnik të popullatës Shqiptare nga trojet e veta etnike, i cili u mirëprit dhe u vlerësua lart nga auditori.Deri më sot ka marrë 41 mirënjohje, shumë falenderime dhe një dekoratë medalje për kontributin në art.

 

“5gazetaret” – Prej kur keni filluar të merreni me muzikë?

Milaim Mezini – Këngën e kam trashigimi familjare dhe me të merrem që nga fëmijëria edhe si nxënës në shkollën fillore “Emin Duraku’’ Biçec. Në moshën 15 vjeqare fillova në dasma si rapsod, kurse në skenë kam shkelë për her të parë në vitin 1977, me SH.K.A. ‘’Rrezet e Sharrit’’ Biçec-Kaçanik!

“5gazetarët” – Pasi karriera juaj ka filluar shumë vite më parë, sa ishte e vështirë atë kohë të merresh me muzikë?

Milaim Mezini – Asgjë s’ishte e lehtë, por vullneti dhe dashuria për këngën ishin mbi të gjitha. Vështirësi kishte, jo vetëm nga ana teknike, materiale, por edhe nga regjimi, sepse kohët ishin të egra dhe vazhdimisht ishim nën llupën e pushtetit, i cili na përcillte hap pas hapi në performansën tonë dhe mjaftonte një gabim, apo qoftë edhe një varg kënge për t’u arrestuar dhe për të etiketuar si “armik i popullit”

“5gazetarët” – Sa albume keni realizuar gjatë karrierës suaj ?

Milaim Mezini – Kam realizuar 13 albume. Tre albume në duet me mikun/kolegun tim Mahmut Ferati, dy videokaseta  nga 180 minuta, mbi 40 videoklipe profesionale muzikore dhe shumë incizime private si dhe 6 orë këngë në shirit për Institutin Albanologjik të Prishtinës etj.!

“5gazetarët” – Tekstet i shkruani vet, apo dikush tjetër?

Milaim Mezini – Shumica e këngëve të mia kan vulën time të krijimtarisë, jo vetëm në tekste, por edhe ne kompozime, por kam marrë tekste të ofruara edhe nga autorë tjerë si: Imri Musliu, Faruk Tasholli, Berat Luzha etj.

Deri më sot kam realizuar mbi 400 këngë, jo vetëm për vete, por edhe për shumë këngëtarë tjerë profesionist, pa përfshirë edhe një numër këngësh të padhëna dhe disa që janë në realizim e sipër!

 

“5gazetarët” – Ju keni kënduar shumë vite në duet edhe më këngëtarin Mahmut Ferati?

Milaim Mezini – Po,  kemi kënduar rreth 15 vite s’bashku, duke lënë gjurmë të pashlyera në thesarin tonë popullorë. Ato këngë kurr si ka mbuluar pluhuri i harresës, sepse edhe sot dëgjohen me ëndje dhe këndohen gjithandej botës shqiptare. Kemi marr pjesë edhe në shumë festivale brenda dhe jashtë vendit. Përveq Mahmutit, kam patur edhe dy kolegë shumë të çmuar që kemi kënduar s’bashku si: Shaqir Cërvadiku dhe Baki Bakiu, por kohën e fundit kam regjistruar edhe disa këngë me Skender Shabanin që janë vlerësuar nga auditori!

 “5gazetarët” – A mund të jetohet nga Muzika ?

Milaim Mezini – Po, ka shumë kolegë/e që jetojnë nga muzika, por fatkeqsisht një numër i tyre kan devijuar nga tradicionalja, duke u futur ne muzikë komerciale, si turbo-tallava, muzikë orientale etj.!

“5gazetarët” – Sa po mundet të qëndroj në këmbë, muzika popullore në krahasim    me zhanre tjera muzikore?

Milaim Mezini – Me vështirësi fatkeqsisht, sepse mungon edhe përkrahja institucionale. Por gëzon fakti që folklori këto 3-4 vitet e fundit ka shënuar një ngritje bukur të mirë. Rreziqet e muzikës popullores vijnë nga “producentët” e pandërgjegjshëm që në radhë t’parë kan synim vetëm përfitimet materale, se vlerat e mirefillta?!

“5gazetarët” – A mbrohen në nivelin e duhur sot, këngët popullore, si vlerë kombëtare?

Milaim Mezini – Jo sa do të duhej. As nga mediat e shkruara, as nga ato elektronike fatkeqsisht?!

“5gazetarët” –  A jeni në përgaditje të ndonjë projekti të ri ?

Milaim Mezini – Unë s’pushoj kurr së krijuari, jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët. Për momentin jam duke punuar një këngë me një temë shumë të veçant dhe me ardhjen e stinës së bukur, me ekipin tim, fillojmë edhe me xhirimet e videklipeve të reja!

“5gazetarët” – A po e trashigon dikush rrugën artistike nga pasardhët t’uaj ?

Milaim Mezini – Fatmirësisht po. Për dallim nga unë, fëmijët e mi kan hapëruar me kohën dhe janë me ngritje akademike muzikore. Djali i madhë, Arti është njeri ndër muzicientët më të njohur në trojet tona. Vajza, Njomza është solokëngëtare dhe drejtuese e festivalit për fëmijë “Diamond Fest” si dhe Andi po shkon me hapa të sigurt drejt këngës popullore me një vokal shumë të ëmbël. Me një fjalë, ne tashmë njihemi një familje muzikore!

“5gazetarët” – Porosia juaj për brezat e ardhshëm ?

Milaim Mezini – Për të gjithë kolegët/et të merren më shumë me vlerat tona dhe jo me ato Repa, ç’repa, tërrla, tërrla, sepse siq thot populli “Në dasëm nuk shkohet me tupan t’huej”, por me këngën tonë që është një burim i pashterrshëm dhe i vlerësuar në gjithë globin. Mos të lakmojmë të huajën, por ta ruajmë tonën..!

 

                                         Autore: Resmije Zharku, gazetare