“I kemi sytë dhe veshët katër”, Edi Rama mesazh opozitës

Shqipëri – Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për konfliktin te ‘Petro Nini’ që ditën e djeshme arriti deri në përplasje mes policisë dhe anëtarëve të familjeve që jetojnë në atë godinë.

Rama dha edhe një mesazh për kundërshtarët.

“Qeveria nuk është e përsosur, por ka një virtyt, ka sytë dhe veshët katër për të parë dhe dëgjuar. Kur të mos më keni do më kujtoni, por deri atëherë ka yhyhy plot kohë për t’u dashur dhe për t’u zënë me njëri tjetrin, rëndësi ka të na bashkojë qëllimi i mirë” përfundoi ai. /5gazetaret/