Humbi jetën pak ditë përpara dasmës, nusja i shkon te varri me vello

Rajon Botë – Një grua shkoi pranë varrit të bashkëshortit të saj, që humbi jetën pak ditë përpara se të martoheshin.

Ajo shkoi e veshur me vellon e dasmës, teksa nuk i mbajti lotët.

Të dielën ajo duhej të shkonte në altar me fustanin e fildishtë të nusërisë për tu martuar me 24-vjeçarin Mohammad Sharifi, por në vendin të kësaj shkoi në varrezat ku dashuria e jetës së saj prehet në Nashville, Tennessee.

Mohammad u qëllua për vdekje tre javë më parë nga një person të cilit po i shiste një videolojë.

Baluch shihet duke qarë e ulur pranë varrit të të dashurit të saj e rrethuar nga të afërm që thonë lutjet dhe lexojnë Kuranin.

Sharifi u qëllua për vdekje më 19 shkurt në parkingun e një kompleksi apartamentesh në Hixson. Ai do i shiste lojrat e tij Xbox One, D’Marcus White me të cilin foli në Facebook./5gazetaret/