Humbi foshnjën e porsalindur gjatë betejës me kancerin, vdes edhe nëna

Një nënë e re, që vendosi ta shtyjë trajtimin e kancerit për t'i dhënë djalit të saj një shans për të jetuar, ka vdekur

Rajon Botë – Brianna Rawlings vdiq më 29 dhjetor të vitit të kaluar pasi humbi betejën e saj me leukeminë, një formë e rrallë dhe agresive e sëmundjes së gjakut.

Adoleshentja nga Colyton në Sydney vdiq pak ditë pas 19 vjetorit të lindjes. Ajo ishte 17 javëshe shtatzënë kur u diagnostikua me sëmundjen.

Brianna u përball me vendimin për të përfunduar shtatzëninë, që do i rriste shanset për mbijetesë, ose do të mbante fëmijën por të mos merrte mjekim.

Nëna guximtare bëri zgjedhjen duke vënë jetën e fëmijës para jetës së saj dhe vonoi trajtimin, në këtë mënyrë duke i përgjysmuar shanset për të jetuar.

Ajo vuajti nga dhimbje të mëdha trupore për të mbajtur foshnjën në krahët e saj. Por mjekët zbuluan një infeksion tek Rawlings që kishte potencial për të kaluar te fëmija, duke e detyruar të bënte lindje cezariane tre muaj para kohe.

Foshnja Kayden arriti të jetonte vetëm për 12 ditë para se të vdiste. Nëna e re u shkatërrua, por vazhdoi të luftonte.

Ndonëse gjendja e Rawlings u përkeqësua më vonë dhe një transplantim i mundshëm i palcës së eshtrave nga vëllai i saj u përjashtua nga mjekët.

Pas pak ditësh Brianna iu nënshtrua sëmundjes./5gazetaret/