Filmat shqiptar së shpejti në Wikipedia

Kulturë –  Nëse deri tani informacionet mbi filmat shqiptar mungojnë në Wikipedia, shumë shpejt kjo platformë informacioni do të mundësojë dhe historinë e filmit shqip. Qendra Kombëtare e Kinematografisë nënshkroi marrëveshjen me Open Labs (përfaqësues të wikipedias në Tiranë) për pasqyrimin në wikipedia, të gjithë informacionit mbi kinemanë shqiptare.

“Kjo marrëveshje do të ndihmojë në realizimin e objektivave të përbashkëta të partnerëve ku objektivi madhor mbetet përmirësimi dhe pasurimi i informacionit online mbi kinematografinë shqiptare, informacion i cili në këtë formë do të jetë i hapur për publikun e gjerë.

Për ta arritur këtë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të japë informacionet dhe materialet e nevojshme për Open Labs dhe WCUGA.

Pas marrjes së materialit, partnerët do të kontrollojnë integritetin e të dhënave për të vijuar më tej punën me publikimin në internet të tyre në platforma që respektojnë domenin publik dhe te përbashkëtën digjitale (digital commons) duke përdorur një licencë të hapur”, thuhet në njoftimin e QKK-së./5gazetaret/