Festa e hareshme e kosovarëve për 11 vjetorin e Kosovës

Kosovë – Festimi i 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka filluar nga ora 08:00 e mëngjesit.Ishin të parët liderët shtetëror ata të cilët filluan festën duke  bërë ngritjen solemne të flamurit – shkruan klankosova.

Pos politikanëve festë të madhe bënë edhe qytetarët në të gjitha qytetet e Kosovës.Si viteve të tjera edhe këtë vit nuk munguan këngët dhe vallet gjithandej. /5gazetaret/