Capital T viziton fëmijët në “Down Syndrome Kosova”

Show Biz – Reperi i njohur shqiptar Capital T, është shumë i pëlqyer për muzikën e tij nga të gjitha moshat.

Ai është i dashur sidomos edhe nga fëmijët, të cilëve nuk heziton tu dhurojë dashuri sa herë që ka rastin të takohet me ta. Së fundmi, reperi ka vizituar fëmijët me sindromën “Down”, në qendrën e tyre në kryeqytet – shkruan telegrafi.

Këtë e ka bërë të ditur vet faqja e “Down Syndrome Kosova”, të cilët kanë publikuar disa fotografi nga vizita e reperit, në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

“Sot në qendrën e Down Syndrome Kosova, ishte për vizitë artisti i mirënjohur Capital T. Anëtarët tanë po e prisnin me hare përderisa kaluan çaste të lumtura së bashku”, shkruhet në postimin e qendrës ‘Down Syndrome Kosova’. /5gazetaret/