Bujar Osmani mohon përçarjet në BDI

Maqedoni – “Përpjekjet për avancimin e Sekretariatit janë të kamotshme, kanë filluar me analizën kualitative të MO-së. Ku është konstatuar se sekretariatet janë shërbime tekniko administrative dhe koordinuese në Qeveri, pa pushtet ekzekutiv, pa mundësi për të propozuar ligje, pa mundësi për të pasur organe brenda tyre.

Prandaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk e ka propozuar sekretariati por Ministria e Drejtësie, për shkak se Sekretariatet nuk kanë mundësi të propozojnë ligje.

Andaj është vlerësuar që Sekretariati të shndërrohet në Ministri”, deklaroi Bujar Osmani, zv. Kryeministër.

Sipas tij në BDI nuk ka përçarje, por përkundrazi është më e unifikuar se kur më parë.

“BDI-ja është më se e unifikuar dhe po realizon programin e saj”, tha Osmani. /5gazetaret/