Basha mbledh kryesinë: Largimi i Ramës, çështje e emergjencës kombëtare

Shqipëri – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur të dielën kryesinë e partisë për të diskutuar lidhur me organizimin e protestës së 16 marsit.Burime nga selia blu bënë me dije se Basha është shprehur se nuk do të lejojnë që vendi të qeveriset nga krimi.

“Largimi i Ramës është çështje e emergjencës kombëtare, për të nuk do të ketë asnjë minutë qetësi. Ne nuk pranojmë qeveri të kapur nga krimi”, ka thënë Basha.

Në mbledhje mësohet të jetë diskutuar edhe për çështje të organizimit të partisë, si dhe për mënyrat sesi mund të kontaktohen sa më shumë njerëz. Kujtojmë që kjo mbledhje vjen pas protestës së paralajmëruar të 16 marsit./5gazetaret/