Albert Vallçi: Super përforcimi për kombëtaren e Kosovës

Sport – Kombëtarja e Kosovës në futboll mund t’i shtohet edhe një lojtar në radhët e saj. Albert Vallçi me shumë gjasë do të jetë prurja e re e kombëtares së Kosovës.

Mbrojtësi kosovar që aktualisht luan te “Red Bull Salzburg”, është duke i kompletuar dokumentet për t’iu bashkuar Kosovës nga qershori i këtij viti – shkruan lajmi net.Albert Vallçi mund të luajë në tri pozicione defanzive, si në dy krahët dhe në qendër të mbrojtjes.

FFK ka filluar punën për kompletimin e dokumenteve për ta sjell mbrojtësin në skuadër, andaj edhe FIFA e UEFA do ta lejojnë përzgjedhjen e tij. Vallçi, 23 vjeçar, aktualisht në tregun e transferimeve ka një vlerë rreth 600 mijë euro, i gjatë rreth 1.90 cm, ndërsa ka pasaportë të Austrisë./5gazetaret/